Emri i FC Ballkanit nuk do të harrohet më kurrë. Ky emër nga sot është futur në analet e historisë së futbollit të Kosovës duke e arritur fazën e Grupeve në Conference League.
Ky është viti i parë që Ballkani merr pjesë në garat ndërkombëtare dhe qysh për herën e parë e arriti atë që nuk e kishte arritur askush.
Kampioni i Kosovës e ka eliminuar në fazën Play-off skuadrën shqiptare Shkupin duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Në takimin e parë në Shkup, Ballkani kishte triumfuar me rezultat 2:1, ndërsa sonte në studimin legjendar “Fadil Vokrri” arriti ‘i gëzoi gjithë shqiptarët duke triumfuar me rezultat 1:0.