Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 3-2 ndaj Klasvikut, ndeshje e vlefshme për rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës, raporton Gazeta Enigma.
Vendasit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi me Nazmi Gripshin në minutën e 10-të.
Për 2-0 shënoi Meriton Korenica në minutën e 41-të.
Suharekasit e nisën furishëm edhe pjesën e dytë duke shënuar për 3-0 me një gol të bukur nga Albion Rrahmani.
Mysafirët u kthyen në lojë me Klettskard në minutën e 69-të.
Klettskard shënoi përsëri për 3-2 në minutën e 88-të.
Ndeshja e kthimit luhet në javën e ardshhëm në Ishujt Faroe.