Ballkani fiton me vështirësi ndaj Dukagjinit

Ballkani fiton me vështirësi ndaj Dukagjinit

Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 0-1 ndaj Dukagjinit, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.



Punët për Dukagjinin u vështirësuan në minutën e 64-të kur Bujar Shabani u ndëshkua me karton të kuq.

Golin e fitores për suharekasit e shënoi Meriton Korenica në minutën e 83-të.

Pas kësaj fitoreje Ballkani pozicionohet në vendin e parë me 60 pikë, tetë pikë më shumë se Gjilani që është në vendin e dytë.

Dukagjini pozicionohet në vendin e tetë me 30 pikë.

Related Articles