Gjilani dhuron spektakël ndaj Drenicës

Gjilani dhuron spektakël ndaj Drenicës

Gjilani ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 ndaj Drenicës, ndeshje  e vlefshme për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani e nisi mirë ndeshjen dukë kaluar në epërsi në minutën e 14-të me autogolin e Shkelzen Lushtakut.

Për 2-0 shënoi Keita Alassane Razak në minutën e 42-të.

Donjet Shkodra shënoi për 3-0 në minutën e 76-të pas asistimit të Elton Cales.

Për 4-0 shënoi qendërsulmuesi Blerim Krasniqi në minutën e 80-të pas një asistimi të bukur nga Elton Cale.

Për rezultatin 5-0 shënoi Gerhard Progni në minutën e 90+5 pas asistimit të Blerim Krasniqit.

Pas kësaj fitoreje Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 52 pikë.

Kurse, Drenica pozicionohet në vendin e gjashtë me 35 pikë./GAZETA ENIGMA/

Related Articles