“Ballkani i Hapur, burri me probleme, BE nusja”, Rama shkakton të qeshura në Samit

“Ballkani i Hapur, burri me probleme, BE nusja”, Rama shkakton të qeshura në Samit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim të fortë ndaj BE-së në Samitin e Ballkanit të Hapur duke thënë se kur shkonte më parë në Bruksel, merrte motivim prej zyrtarëve atje, kurse tani sipas tij, duket sikur ai shkon dhe u jep motivim atyre, të cilët duken të lodhur.

Dy fjalë edhe për BE dhe këtë dasmën. Unë e kam thënë dhe më parë Shqipëria nuk përgatitet për atë dasmë. Nëse do ndodhë dasma do shkojë me rroba të rastit. Nuk do vishemi, do zbukurohemi, nuk do shpenzojmë të bëjmë banketin në pritje që të vijnë krushqit dhe mbetemi me nusen në derë se nuk vijnë krushqit për ta marrë. Ose më keq, na ngelet dhëndri në derë”, tha Rama duke shtuar se Ballkanit tani po i bëhet pengesë edhe Bullgaria, e cila sipas Ramës nuk është ndonjë “burrë pa probleme”.

Ballkani i Hapur është Burrë, Evropa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne. Do ishte më mirë të ishim nusja se do na merrnin më shpejt. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë, do ta ndërtojmë Evropën këtu. Kur të duan ata ta bëjnë dasmën ne jemi gati. Mos e merrni me kaq stres punën e dasmës, i them miqve të Maqedonisë së Veriut. Na futët e dhe ne stresin. Sa herë vijmë këtu të mërzitur që nuk do ju marrë njeri. Nuk ju marrin, ka mbaruar kjo punë”, tha Rama.

Rama tha se Ballkani do të jetë këtu dhe do të presë deri sa BE të na bëjë pjesë të saj.

“Ballkani nuk të vdesë, por edhe ky i hapuri nuk vdes. Ne këtu jemi. Edhe Maqedonia edhe Bosnia këtu janë. Ne jemi këtu në mes të Europës. BE na bëjnë ata, por europianë na bëjnë ata”, tha Rama, shkruan abcnews.al.

Related Articles