Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se nisma e “Ballkanit të Hapur” do të thotë ndarje e Kosovës.
Në një bashkëbisedim me gazetarë, aktivistë, studiues e akademikë në lidhje me trashgësiminë, kryetari i Partisë Demokratike u ndal edhe tek “Ballkani i Hapur”.
Ai tha se janë rritur 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia ndërsa eksportet kanë rënë.
“Ballkani i Hapur, e kam deklaruar, është ndarja e Kosovës. Herë pas here e kam deklaruar por pastaj jam marrë me pasojat katastrofale për fshatin shqiptar, sepse kemi 40% të popullsisë në fshat. Janë rritur 250% importet e prodhimeve bujqësore nga Serbia”.
“Eksportet bujqësore kanë rënë në mënyrë katastrofale. Është një moment jo i favorshëm për ne si komb. Por ne jemi komb i vjetër dhe kombet e vjetra nuk vdesin kurrë. Edhe këtë betejë ne do ta fitojmë”, tha ai, transmetojnë mediat.
“Edi Rama është tërësisht autori, ne përmendëm emra, por ju e patë se ku shkon kopeja, e patë kur u ngritën kartonat për gjenocidin e Srebrenicës. Ai është vetëm efekt kopeje se s’mund të jetë gjë tjetër kurrë. Efekti i kopesë, sepse ky i urdhëronte mos e pranoni gjenocidin e Srebrenicës”, deklaroi Berisha.