Superliga e Kosovës vjen sot me dy ndeshje shumë interesante.
Ballkani do të kërkojë ‘këndelljen’ në ndeshjen ndaj Gjilanit, me suharekasit që vijnë në këtë takim pas një humbje nga Drita.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja është e imponuar për fitore, sepse tashmë ka diferencë prej vetëm një pike me Llapin e vendit të dytë.
Ky takim luhet me fillim nga ora 13:00, kurse ndeshja tjetër është ajo mes Malishevës dhe Feronikelit, po në të njëjtin orar.