Ballkani i nxjerr në shitje biletat ndaj Sivassporit, këto janë çmimet e tyre

Ballkani i nxjerr në shitje biletat ndaj Sivassporit, këto janë çmimet e tyre

FC Ballkani i ka nxjerrë në shitje biletat për ndeshjen kthyese ndaj Sivassporit, vetëm një ditë pas fitores historike në Turqi.

Skuadra suharekase ka bërë të ditur se biletat mund të rezervohen online edhe në zyret e klubit ku do të asistohen nga zyrtarët e këtij klubi që të pajisen me bileta.

Çmimi i biletave varion prej 2 eurove deri në 40 euro – VIP, raporton Gazeta Enigma.

Ndeshja e kthimit mes Ballkanit dhe Sivassporit luhet të enjten më 13 tetor nga ora 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Related Articles