Serie A, java e fundit sjell përballje të zjarrta, spikatë takimi i rivalëve tradicional, Inter – Torino

Serie A, java e fundit sjell përballje të zjarrta, spikatë takimi i rivalëve tradicional, Inter – Torino

Ndeshjet e fundvitit janë intensifikuar në ligat kryesore europiane, Premier League, La liga, Bundesliga e Serie A, të cilat sipas rrjedhës së kalendarit të garave do të mbyllin gjatë festive të fundvitit edicionin vjeshtor.

Kampionati italian i futbollit, Serie A – të martën dhe të mërkurën zhvillon ndeshjet e javës fundit, ku janë në program disa përballje tejet interesante.

Dy ndeshjet e para të javës së fundit në këtë kompeticion, Genoa – Atalanta dhe Cagliari – Juventus, zhvillohen të martën, kurse të mërkurën në program janë pesë takime: Sassuolo – Bolognia, Venezia – Lazio, Inter – Torino, Roma – Sampdoria, Verona – Fiorentina, Empoli – AC Milan dhe Napoli – Spezia.

Ndeshja e paraparë të zhvillohej të martën, Udineze – Salernitana, është shty përkohësisht, njofton faqja zyrtare e Serie A.

Në tabelë para ndeshjeve të javës së fundit kryeson Inter me 43 pikë, para Napolit që është përcjellësi i parë në pozitën e dytë me 39, si dhe Milan në pozitën e tretë me poaq pikë etj, shkruan Gazeta Enigma.

Tabela e Serie A

Me intensitet të shtuar kanë vijuar edhe dy-tri xhirot e fundit në ligat më të mëdha europiane, tek të cilat edicioni vjeshtor pritet të përmbyllet gjatë periudhës së fundvitit 2021.

Related Articles