Ballkani – Klasvik, mbyllet pjesa e parë me epërsi prej dy golave nga vendasit

Ballkani – Klasvik, mbyllet pjesa e parë me epërsi prej dy golave nga vendasit

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes Ballkani – Klasvik me rezultat 2-0.

Serinë e golave e hapi Nazmi Gripshi në minutën e 30-të me një gol të bukur pas një asistimi fantastik nga Lumbardh Dellova, Raporton Gazeta Enigma.

Për 2-0 shënoi Meriton Korenica në minutën e 41-të pas asistimit të Ermal Krasniqit.

Ballkani i Ilir Dajës ishte dominuar gjatë tërë 45 minutat e parë duke mos i lejuar raste skuadrës mysafire.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të rrethit të tretë në Ligën e Konfrencës, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles