Disa klube të Superligës së Kosovës janë duke i zhvilluar garat evropiane, kurse disa tjera po përgatitet maksimalisht për sezonin e ri i cili pritet të jetë shumë i zjarrtë.
Klubi Futbollistik “Ballkani” tashmë është kthyer në Suharekë për t’i “mbushur bateritë”.
“Portokallinjtë” qëndruar për dhjetë ditë në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut ku me shumë sukses e përfunduan fazën e parë përgatitore. Klubi ka njoftuar se gjendja e skuadrës është optimale dhe se futbollistët po ambientohen me njëri-tjetrin dhe idetë e trajnerit, Bekmit Isufi.