Kurti deklarohet rreth emërimit të ambasadorëve të rinj

Kurti deklarohet rreth emërimit të ambasadorëve të rinj

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e sotme të Kuvendit është deklaruar rreth emërimit të ambasadorëve të rinj, të cilët janë shkarkuar muaj më parë.

Ai ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sikurse edhe e krejt Qeveria është në periudhën e reformimit të brendshëm.

“Janë 43 diplomatë karriere me grada të larta që mund të jenë kandidatë potencial, shtatë me gradën amabasadorë, tre aktualisht në MPJD dhe katër si të ngarkuar të përkohshëm me punë në misione diplomatike të cilët llogariten si kandidatë potencial”, ka thënë kryeministri Kurti.

I pari i ekzekutivit ka treguar edhe fazat në të cilat kalon emërimi i ambasadorëve të rinj.

“Procedura e emërimit të ambasadorëve kalon në disa faza, pas verifikimit dhe plotësimit të kritereve MPJD-ja i dërgon Qeverisë rekomandim për emërim dhe kërkesën për pëlqim, e pasi të merret kërkesa për pëlqim atëherë ministrja ajo që ia dërgon emrin e kandidatit për ambasador komisionit, ju do të mbani seancë dëgjimore, dhe pas kësaj seancë ia përcillni rezultatet ministres mua edhe presidentes”, ka thënë ai.

“Unë e sqarova që me plotësim ndryshimet që do t’ia bëjmë projektligjit për shërbimin e jashtëm e synojmë kuotën 70 me 30 e kjo do të thotë që do të ketë edhe politik por as për së afërmi siç është tani.

“Këta ambasadorë a do të jenë të emëruar politik apo të karrierës janë në funksion të plotësim ndryshimit të projektligjit për ndryshimin e  jashtëm”, ka shtuar Kurti.

Related Articles