Ballkani ka shënuar fitore bindëse në ndeshjen e javës së tetë kampionale kundër Ferizajt.
“Portokallzinjtë” fituan 0:3 ndaj skuadrës së Arbnor Morinës në stadiumin me bari sintetik në Ferizaj.
Shifrat ishin të barabarta deri në minutën e 43-të kur Albion Rrahmani shënoi nga afërsia për Ballkanin.
Pjesën e dytë e nisin sërish me mirë mysafirët që dyfishuan shifrat me golin e mbrojtësit Leotrim Bekteshi.
14 minuta para fundit të kohës së rregullt, Meriton Korenica realizoi golin e tretë për suharekasit.