Ballkani nis fazën e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, mirëpret në “Fadil Vokrri” skuadrën e Lincoln Red Imps

Ballkani nis fazën e rrethit të tretë të Ligës së Konferencës, mirëpret në “Fadil Vokrri” skuadrën e Lincoln Red Imps

Ballkani do të zhvillojë sonte ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Skuadra e vetme kosovare e mbetur në gara evropiane këtë edicion, do të mirëpresë sonte në “Fadil Vokrri” skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps, me fillim nga ora 20:45.

‘Portokallinjtë’ kaluan tutje në këtë raund pasi paraprakisht e ‘demoluan’ kampionin e Irlandës Veriore, Larne, me rezultat të përgjithshëm 7-1, duke fituar 3-0 në ndeshjen e parë në Prishtinë dhe 4-1 në ndeshjen kthyese në Irlandë.

Ballkani ruan kështu gjasat për një përsëritje të suksesit të edicionit të kaluar, duke bërë pjesë në fazën e grupeve.

Klubi suharekeas edicionin e kaluar u bë skuadra e parë në histori të futbollit kosovar që arrin në fazën grupore të një kompeticioni madhor evropian

Nëse e kalon pengesën e skuadrës së Gjibraltarit pas dy ndeshjeve, Ballkani do të luajë ndeshjen deçizive të “Play-Off”, për ta kuptuar fatin nëse do ta përsërisë suksesin e sezonit të kaluar.

Me kalim potencial tutje, Ballkani në “Play-Off” do të ndeshej me humbësin e duelit Sheriff Tiraspol dhe Bate Borisov.

Skuadra moldave, Sheriff konsiderohet si favorite në këtë duel mes tyre dhe gjasat janë që Ballani të përballej me skuadrën bjelloruse, Bate Borisov.

Related Articles