Ballkani pritet të mbetet pa mesfushorin kryesor të skuadrës

Ballkani pritet të mbetet pa mesfushorin kryesor të skuadrës

Pasi u shpall kampion i Kosovës me skuadrën e Ballkanit të drejtuar nga Ilir Daja, fantazisti Nazmi Gripshi mund të shpallë “divorcin” me skuadrën nga Suhareka, shkruan panoramasport.

Ish-mesfushori i Teutës dhe i Skënderbeut është pranë transferimit te skuadra e sapo shpallur kampione e Shqipërisë, Tiranës.

24-vjeçari durrsak është një njohës i mirë i kampionatit shqiptar pasi ka dalë nga akademia e Teutës, më pas duke luajtur me këta të fundit në ekipin e parë dhe pas paraqitjeve mbresëlënëse me fanellën e durrsakëve veshi edhe fanellën e Skënderbeut nga viti 2017 deri në verën e vitit 2020.

Related Articles