Ballkani rrit ndjeshëm çmimet për ndeshjet e fazës grupore në Ligën e Konferencës

Ballkani rrit ndjeshëm çmimet për ndeshjet e fazës grupore në Ligën e Konferencës

Ballkani bëri me dije sot se kanë dalur në shitje online biletat për ndeshjen e parë në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës kundër CFR Cluj.

Ballkani dhe skuadra rumune, CFR Cluj përballen më 8 shtator me fillim nga ora 18:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Çmimet e biletave nisin nga 5 euro në Veri dhe Jug të stadiumit, 10 euro në Lindje, 15 euro në Perendim e deri në 50 euro për zonën VIP.

Këto çmime janë mjaft të larta, duke marrë parasysh faktin se biletat pë ndeshjen e “Play-Off”-it kundër Shkupit në kryeqytet ishin vetëm një euro.

Bileta me çmimin më të lartë në takimin kundër Shkupit (1:0) ishte 10 euro për zonën VIP, kurse në tri sektorët tjerë ishin vetëm nga një euro.

Related Articles