Ballkani ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Dukagjinit, ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt në Superligë.
Golin e vetëm për kampionët e Kosovës e shënoi mesfushori Qendrim Zyba në minutën e 36-të.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja tani ka dy fitore nga dy ndeshje të zhvilluara në Superligë.
Kurse, Dukagjini pëson humbjen e tretë në katër ndeshje duke u pozicionuar në vendin e fundit në tabelë.