Ballkani – Shkupi: Fillon shitja e biletave edhe në Prishtinë, interesim i jashtëzakonshëm

Ballkani – Shkupi: Fillon shitja e biletave edhe në Prishtinë, interesim i jashtëzakonshëm

Interesimi për ta përcjellë nga afër ndeshjen mes Ballkanit dhe Shkupit është shumë i madh. Duket se kësaj here nuk do ketë asnjë vend të lirë në këtë përballje.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur. Në media mbrëmë u raportuar se janë shitur mbi 9000 bileta vetëm në Suharekë, shkruan Gazeta Enigma.

Klubi nga Suhareka sot ka njoftuar se biletat kanë filluar të shiten edhe në Prishtinë, dhe se nga fotografitë e publikuar duket që interesimi është i jashtëzakonshëm.

FC Ballkani është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në fazën e grupëve në Conference League.
Për tu bërë skuadra e parë kosovare e cila merr pjesë në garat evropiane, i mjafton edhe barazimi, pasi në takimin e parë therandasit ishin dal fitues, 1:2.

Drejtuesit e Ballkanit janë duke bërë organizim përfekt për këtë përballje, derisa kanë kërkuar mbështetje nga të gjithë tifozët kosovarë për këtë ndeshje historike.

/Gazeta Enigma/

Related Articles