Skuadra e Ballkanit do të luajë ndeshjen më të rëndësishme në histori të klubit ditën e enjte.
Ballkani do të ballafaqohet me Shkupin të enjten me fillim nga ora 20:00, në duelin që është i vleshëm për kualifikim në grupet e Conference League.
UEFA ka caktuar tashmë gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në këtë ballafaqim.
Gjyqtari kryesor në këtë duel do të jetë Istvan Vad, kurse asistentët e tij janë Vencel Toth dhe Istvan Albert.
Gjyqtari i katërt është Ferenc Karako.
Kujtojmë se ndeshja e parë e zhvilluar në Shkup përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Ballkanit.