Kampionët e Kosovës kanë përforcuar sulmin me sulmuesin Lucas Cardoso i cili vjen si zëvendësues i të larguarit Mevlan Zeka, shkruan Gazeta Enigma.
Lucas Cardoso iu ka bashkuar skuadrës së Suharekës dhe do të jetë pjesë e klubit deri në fund të këtij sezoni.
Cardoso ka luajtur edhe për skuadrën kosovare FC Drita, kurse në Shqipëri ka luajtur për Partizanin dhe Besën e Kavajës.