Ballkani udhëton drejt Lituanisë, nesër zhvillohet ndeshja e kthimit

Ballkani udhëton drejt Lituanisë, nesër zhvillohet ndeshja e kthimit

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani ka udhëtuar drejt Lituanisë për ndeshjen kthyese Zalgiris.

Ndeshja e parë për kualifikimet e Ligës së Kampionëve mes Ballkanit dhe Zalgiris përfundoi baras.

Rezultati i duelit të parë që u luajt në Kosovë ishte 1:1.

Nesër ekipin kosovar e pret ndeshja e kthimit, ndërsa sot ata janë nisur drejt Lituanisë.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 18:00.

Related Articles