Mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, e mesfushori Edvin Kuç kanë konfirmuar largimin nga Ballkani.
Dyshja e Ballkanit e kanë konfirmuar një gjë të tillë pasi arritën trofeun e Kupës së Kosovës.
Përpos se kanë konfirmuar largimin nga Ballkani ata kanë bërë të ditur edhe skuadrat ku do të transferohen.
“Pas përfundimit të kësaj ndeshjeje e kam përfunduar edhe pjesën me Ballkanin. Sigurisht që është edhe ndeshja e fundit revyale ku do të na dorëzohet Kupa e titullit. Pas përfundimit të kampionatit do ta vazhdojë karrierën jashtë vendit. Cluji është skuadra ime e re”, deklaroi Thaqi.
Ndryshe nga Thaqi, kapiteni Edvin Kuç karrierën e tij do ta vazhdoj në Azerbajxhan.
“Kur kam ardhur në fillim, jo vetëm në Suharekë, por e gjithë Kosova më ka përkrahur shumë. E kam ndierë veten si në shtëpi. Vitin e parë i kam humbur të gjitha, ndërsa tash po largohem duke i fituar të gjitha. Falënderoj të gjithë në Suharekë, falënderoj familjen Kabashi, familjen Maksutaj, trajnerët, bashkëlojtarët, por ka ardhur koha të largohem sepse është çështje ekzistence. Karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan, te skuadra e Neftchi Bakusë”, tha pas ndeshjes Kuç për “ArtMotion”.