Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka folur sot në një konferencë për media rreth miratimit në Qeveri të Projektligjit për Banim Social dhe të Përballueshëm.
Aliu tha se përfitues të banesave që do të ndërtohen do të jenë të gjitha familjet që nuk e kanë gjendjen e mirë ekonomike, të papunët, të pastrehët, viktimat e dhunës në familje, si dhe viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore.
“Në janar të këtij viti kemi thirrur të gjitha komunat t’i identifikojnë pronat komunale për ndërtim, të banimin social. Kanë qenë 13 komuna që kanë aplikuar në këto lokacione. Në shtator do të bëjmë thirrjen tjetër që te aplikojnë për banim social, kemi shqyrtuar të gjitha lokacionet, kushtet urbanistike. Jemi në fazën e fillimit të projekteve detaje te zhvillimit të këtyre ndërtimeve”, deklaroi Aliu.
“Sapo të fillojnë projektet, do të aplikohet për leje. Pas kësaj faze do të ketë edhe faza të tjera. Banimi social do të menaxhohet nga komuna por do të monitorohet dhe kjo është për kategorinë e njerëzve që nuk kanë kushte të mira ekonomike. Nga ky projektligj u tha se do të përfitojnë familjet që nuk kanë të ardhura, të papunët dhe të pastrehët. Nuk kemi mundur me hy në fazën e projektit pa hyrë na fazat e para të realizimi puna përgatitore ka marrë shumë kohë, tash është procesi i finalizimit”, u shpreh tutje minstri. /Gazeta Enigma