Njohësi i çështjeve të ekonomisë dhe ish gazetari Viktor Buzhala, ka thënë se bankat në Kosovë po i rrisin kamatat pasi po thonë se është rritur Eurobori, që paraqet marrjen e huave nga banka, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ato s’po marrin hua, por po i shfrytëzojnë paratë tonë për të na dhënë kredi ne.
Andaj, sipas Buzhalës, BQK duhet t’i detyrojë bankat që t’iu paguajnë kamatë krejt atyre që kanë para në llogari.