Barazojnë Gjilani dhe Ferizaj

Barazojnë Gjilani dhe Ferizaj

SC Gjilani ka barazuar si vendas, në ndeshjen me Ferizajn, në xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës.

Ferizaj fillimisht realizoi në mesin e pjesës së dytë me Betim Haxhimusën, por goli u anulua pas rishikimit me VAR.

Më pas, Gjilani kaloi në epërsi në minutën e 82-të, kur Senad Jaroviq shënoi me kokë për 1-0, duke i dhënë avantazhin vendasve.

Në minutat e fundit, Ferizaj fitoi një penallti, por nuk arriti ta konkretizojë.

Megjithatë, mysafirët nuk u dorëzuan dhe në minutën e 103-të (minuta e 13-të shtesë), pas një aksioni me disa pasime, Claudi realizoi me kokë për 1-1, gol që i siguroi Ferizajt një pikë të rëndësishme në garën për mbijetesë.

Duke mos arkëtuar tri pikë, Gjilani nuk arriti që ta kalojë Prishtinën me pikë, e as që t’i afrohet Malishevës në vendin e tretë.

Related Articles