Barça me një lojtar më pak shënon ndaj Benficas

Barça me një lojtar më pak shënon ndaj Benficas

Barcelona ka kaluar në epërsi ndaj Benficës me rezultat 1:0 në ndeshjen e paë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve.

Gjiganti katalunas po avancon në Portugali falë golit të Raphinhas, të shënuar në minutën e 61-të.

Duhet cekur se “Blaugrana” po luajnë me një lojtar më pak nga minuta e 22-të kur u ndëshkua me karton të kuq Cubarsi.

Ky gol është mjaft i rëndësishëm për Barçën, e cila do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit pas një jave në shtëpi.

Nëse arrin të fitojë sonte, ekipi spanjoll do ta ketë një avantazh të theksuar për të kaluar në çerekfinale të Championsit. 

Related Articles