Kun Aguero është gati të rikthehet në Spanjë, sipas lajmeve të fundit që qarkullojnë në këtë shtet.
Sulmuesi i Manchester Cityt do të largohet nga “Etihad” pas 10 vitesh qëndrimi në Angli dhe do të rikthehet në Spanjë,.
Sipas “TyC Sports”, Aguero do të bashkohet me Barcelonën që nga sezoni i ardhshëm dhe marrëveshja është arritur pothuajse në tërësi.
Aguero ka rënë dakord që të ketë ulje page në mënyrë që të transferohet në “Camp Nou” ku do të jetë i shoqëruar nga Lionel Messi dhe sipas gjitha gjasave dhe nga bashkëlojtari i tanishëm, Eric Garcia.
32 vjeçari do të zyrtarizohet si lojtar i Barcelonës pas finales së Ligës së Kampionëve që do të zhvillohet ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt më 19 maj