Erdogan: Nuk do të tolerojmë mizorinë e Izraelit në Palestinë edhe sikur e gjithë bota ta injorojë atë

Erdogan: Nuk do të tolerojmë mizorinë e Izraelit në Palestinë edhe sikur e gjithë bota ta injorojë atë

Presidenti Erdogan tha se për shkak të historisë së vjetër, qytetërimit dhe lidhjeve kulturore, Turqia është një vend i madh i cili mbart mbi të përgjegjësinë e një gjeografie të gjerë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, lidhur me sulmet e Izraelit është shprehur se “nuk do të tolerojmë mizorinë e Izraelit në Palestinë edhe sikur e gjithë bota ta injorojë atë”.

Erdoğan mbajti një fjalim në programin përshëndetës me rastin e Bajramit me anëtarët e AK Partisë nga 81 qytete të vendit, që u mbajt nëpërmjet video konferencës.

Presidenti Erdogan tha se për shkak të historisë së vjetër, qytetërimit dhe lidhjeve kulturore, Turqia është një vend i madh i cili mbart mbi të përgjegjësinë e një gjeografie të gjerë, duke shtuar se çdo ngjarje pozitive ose negative që përjetohet në këtë gjeografi të gjerë nga Azia e Mesme në Ballkan, nga Turkistani në Krime e nga Azia e Mesme në Afrikën e Veriut, ka të bëjë drejtpërdrejtë me ta.

“Problemi, hidhërimi dhe gëzimi i miqve dhe vëllezërve tanë janë edhe problem, hidhërim dhe gëzimi ynë. Kemi hyrë me hidhërim në këtë Bajram për shkak të sulmeve të cilat në territoret palestineze dhe kryesisht në Kuds janë intensifikuar goxha në ditët e fundit të muajit të Ramazanit. Ne jemi të trazuar, kemi probleme. Ne jemi të trishtuar dhe të zemëruar përballë mizorive të Izraelit, shtetit të terrorit, fuqia e të cilit është e mjaftueshme vetëm për fëmijët e pafajshëm, gratë e pashpresa dhe njerëzve të shtypur”, tha ai.

Ai njoftoi se deri më tani ka kryer biseda telefonike me krerët e shteteve dhe qeverive të 19 vendeve ku edhe janë përshëndetur me rastin e Bajramit por edhe kanë ndarë shqetësimet lidhur me ngjarjet e shënuara në Kuds dhe qytetet e tjera palestineze.

“Shkurtimisht kemi zhvilluar një diplomaci, ku me bashkëbiseduesit tanë kemi ndarë ndjenja të ngjashme. Bashkë me këtë jemi të pikëlluar nga pa ndjeshmëria në përgjithësi e komunitetit ndërkombëtar. Ata që heshtin ose që mbrojnë hapur gjakderdhjen dhe mosrespektimet e kryera nga Izraeli, duhet ta dinë se një ditë do t’u vijë radha atyre. Nëse nuk ndalojmë sot agresivitetin që Izraeli shfaq në Palestinë dhe kryesisht në Kuds, nesër të gjithë do të jenë në objektivin e këtij mentaliteti të egër”, theksoi Erdogan. raporton Anadolu Agency (AA).

Related Articles