Lionel Messi i tha lamtumirë Barcelonës përmes një konference për media të dielën në mesditë.
Sulmuesi legjendar konfirmoi se ai dëshironte të qëndronte në klub dhe ishte pajtuar me kontratën e ofruar, mirëpo kushtet financiare në klub nuk ia lejuan atij.
Lojtari 34-vjeçar pritej që të zbarkonte në Paris të hënën mbrëma, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi dhe tani raportohen për disa ndryshime befasuese.
Sipas asaj që raporton La Porteria, Barcelona ka bërë një ofertë për Messin në momentet e fundit.
Bëhet e ditur se katalunasit po tentojnë të bindin gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që ta rfeuzojë kontratën e PSG-së dhe të qëndrojë në Camp Nou.
Roye Nemer raporton se Barcelona është e gatshme që t’i sakrifikojë disa lojtarë, vetëm që të mbajë Messin në klub./Gazeta Enigmna/