Barcelona dhuron spektakël ndaj Napolit

Barcelona dhuron spektakël ndaj Napolit

Barcelona është kualifikuar në 1/8 e finales në Ligën e Europës pas fitores 2-4 ndaj Napolit në kuadër të ndeshjes kthyese.

Spanjollët kualifikohen në rundin tjetër me rezultatin përfundimtar 5-3, shkruan Gazeta Enigma.

Blaugranët i shënuan dy gola të shpejtë në minutat e 8-të me Jordi Albën dhe Frenkie de Jongun në minutën e 13-të.

Lorenzo Insigne e ngushtoi epërsinë për 1-2 në minutën e 23-të nga penalltia.

Për 1-3 shënoi Gerard Pique në fundin e pjesës së parë.

Për t’i dhënë fund çështjes së fituesit shënoi Aubameyang në minutën e 59-të.

Mateo Politano shënoi për 2-4 në mintuën e 87-të./GazetaEnigma/

Related Articles