Barcelona po përgatitet për një riorganizim të skuadrës gjatë verës, ku gjashtë lojtarë janë shënuar tashmë si të tepërt në planet e klubit.
Emrat që pritet të largohen përfshijnë Ansu Fati, Ronald Araujo, Pau Víctor, Andreas Christensen, Eric García dhe Pablo Torre. Me këto lëvizje, katalanasit synojnë të ulin pagat dhe të krijojnë hapësirë për përforcime të reja, pa u kufizuar nga rregullat financiare.
Megjithëse të gjithë emrat janë në listën e largimeve, rastet e Araujo dhe Eric García mbeten të veçanta. Klubi do të lejojë largimin e tyre vetëm nëse vijnë oferta të konsiderueshme nga klube elitare evropiane.
Araujo shihet si një mundësi për të gjeneruar të ardhura të mëdha, ndërsa García mund të qëndrojë, përveç nëse ndonjë klub ofron një shumë të konsiderueshme për të.
Në anën tjetër, largimi i Andreas Christensen është i mundur, por vetëm në rast se Barcelona siguron shërbimet e Jonathan Tah nga Bayer Leverkusen.
Sa i përket mesfushorit Pablo Torre, ai është shumë pranë një transferimi të përhershëm. Drejtori sportiv Deco preferon shitjet me mundësi blerjeje, sesa huazimet klasike, dhe për Torre janë të interesuara Villarreal dhe Real Sociedad.
Situata e Ansu Fatit është më e qartë. Ai pritet të largohet gjatë kësaj vere pa mëdyshje, pasi klubi nuk e sheh më si pjesë të projektit për të ardhmen. Po kërkohet një zgjidhje përfundimtare për të, përmes një shitjeje të drejtpërdrejtë dhe jo huazimi.
Në të kundërt, Lamine Yamal konsiderohet si një element kyç për të ardhmen e Barcelonës. Megjithëse ende i mitur, ai ka nënshkruar një kontratë paraprake pesëvjeçare dhe shihet si simboli i një epoke të re në “Camp Nou”, për shkak të talentit të tij të jashtëzakonshëm dhe potencialit të madh edhe në aspektin e marketingut.