Barcelona – Dortmund, formacionet zyrtare

Barcelona – Dortmund, formacionet zyrtare

Barcelona pret Borussia Dortmundin në ndeshjen e parë çerekfinale mes dy klubeve në Ligës të Kampionëve.

Të dy ekipet ishin përballur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, ku katalunasit kishin shënuar fitore me rezultat 3-2.

Hansi Flick ka vendosur që të luajë me emra si Rapinha, Lamine Yamal dhe Robert Lewandowski në sulm.

Në anën tjetër, Niko Kovac i ka besuar dyshes Karim Adeyemi dhe Serhou Guirassy, në një renditje 3-4-1-2.

Ndeshja e parë zhvillohet në Spanjë, ndërsa pas një jave ajo kthyese në Gjermani. 

BARCELONA: Szczesny; Koundé, Martinez, Cubarsí, Balde; De Jong, Pedri; Yamal, F. Lopez, Raphinha; Lewandowski.

BORUSSIA DORTMUND: Kobel; Anton, Can, Bensebaini; Ryerson, Chukwuemeka, Nmecha, Gittens; Brandt; Adeyemi, Guirassy.

Related Articles