Barcelona e dëshiron shumë transferimin e Brozovic

Barcelona e dëshiron shumë transferimin e Brozovic

Barcelona është e interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Interit, Marcelo Brozovic në verën e ardhshme.

Sipas “Mundo Deportivo”, duke marrë parasysh që kontrata e kroatit skadon në verë, Barcelona synon ta shfrytëzojë situatën për të nënshkruar në verë.

Klubi italian raportohet të jetë duke punuar për rinovimin e Brozovic, por i kanë ofruar vetëm 4 milionë euro për sezon në katër vitet e ardhshme.

Ndërkohë, oferta e blaugranasve është shumë më e mirë, ku raportohet t’i kenë ofruar kontratë për pesë vite, në vlerë 8 milionë euro për sezon.

Brozovic është pjesë e Interit që nga viti 2015, ku ka zhvilluar 272 ndeshje, kontribuar me 26 gola dhe 35 asistime.

Related Articles