Operacioni për të nënshkruar me Nico Williams po përshpejtohet dhe te Barcelona ka optimizëm të plotë për ta kompletuar transferimin e sulmuesit të Athletic Bilbao, madje brenda disa ditëve.
Klubi blaugrana ka gjithçka gati për të paguar klauzolën e lirimit të lojtarit prej 58 milionë eurosh sapo të arrihet një marrëveshje totale me lojtarin për pesë sezonet e ardhshme.
Nico Williams dëshironte garanci se do të regjistrohej dhe te Barcelona besojnë se nuk do të ketë probleme që ai të luajë që në ndeshjen e parë të edicionit të ri gjatë muajit gusht.
Nico Williams ka një lidhje të fortë me Athletic, por gjithashtu është i qartë se nuk mund të humbasë mundësinë për të kaluar te Barcelona nëse operacioni është i realizueshëm për të gjitha palët.
Katalonasit besojnë se transferimi do të përmbyllet brenda një maksimumi prej 10 ditësh, kështu që Nico mund të bëhet lojtar i Barcelonës brenda këtij muaji korrik. Klubi ka informacion se do të hyjë në rregullin 1-1 në javët e ardhshme dhe e kupton se Nico do të ketë hapësirë të mjaftueshme pagash.
Pas kësaj, duhet të krijohet më shumë hapësirë për të vazhduar regjistrimin e lojtarëve, por i pari që do të vijë do të jetë lojtari i Athletic Bilbaos.