Nico Williams mund të jetë përforcimi i radhës për Barcelonën, pasi klubi katalanas po shqyrton transferimin e tij nga Athletic Club.
Sipas gazetarit Jota Jordi në emisionin El Chiringuito de Jugones, Barça e sheh 22-vjeçarin si një opsion serioz për repartin ofensivë.
“Nico Williams është objektivi kryesor i Barcelonës. Nuk është thjesht një alternativë, klubi e vlerëson shumë profilin e tij dhe mënyrën si përshtatet me stilin e lojës”, deklaroi Jordi.
Ai shtoi se në javët e ardhshme mund të ketë hapa konkretë drejt një marrëveshjeje mes palëve.
Më herët ishte raportuar se Barça e kishte hequr nga lista Williamsin për shkak të mungesës së fondeve dhe konkurrencës së fortë në sulm.
Megjithatë, me rikthimin e interesimit, situata ka ndryshuar dhe një ofertë mund të konkretizohet së shpejti.
Klauzola e lirimit të lojtarit është 58 milionë euro, një shumë që mund të sfidojë financat e Barcelonës, por që nuk përjashtohet plotësisht.