Barcelona ka shprehur interesim të madh për anësorin Robin Gosens, i cili shkëlqeu të shtunën në fitoren e Gjermanisë kundër Portugalisë, në Euro 2020.
Mbrojtësi i majtë i Atalantës e shënoi një gol, asistoi në dy gola të tjerë dhe ndihmoi në krijimin e një tjetri në fitoren mbresëlënëse të gjermanëve 4:2 kundër portugezëve të shtunën. Paraqitja e tij mahnitëse natyrisht se ra në sy dhe i ndihmojë atij të bëhet më i vlefshëm, saqë çmimi i tij në treg është rritur dukshëm nga Atalanta.
Sipas Sport1 në Gjermani, Barça nuk humbi kohë për ta kontaktuar menaxherin e tij, menjëherë pas ndeshjes. Ndërsa ‘Sky Sport’ në Gjermani raportoi se për shërbimet e tij të interesuar mund të jenë edhe Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Gosens, i cili i mbush 27 vjet muajin e ardhshëm, pati një sezon të shkëlqyer edhe në Serie A duke i ndihmuar Atalantas të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për herë të dytë radhazi. Ai i shënoi 12 gola dhe i dhuroi tetë asiste në 44 ndeshje në të gjitha garat për klubin italian. Atalanta e bleu atë nga Hercles Almelo për vetëm 1.2 milion euro në vitin 2017.