Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 4-3 në një sfidë spektakolare në shtëpi ndaj Celta Vigos në kuadër të javës së 32-të në La Liga.
Blaugranasit kaluan në epërsi në minutën e 12-të përmes Ferran Torres i cili realizoi një gol të bukur për rezultatin 1-0.
Mysafirët reaguan shpejtë duke barazuar rezultatin në 1-1 në minutën e 15-të përmes Borja Iglesias pas një gabimi të Wojciech Szczesny.
Në minutën e 52-të Celta Vigo ia doli të përmbysë gjithçka duke shënuar sërish me Iglesias për rezultatin 2-1.
I njëjti lojtar në minutën e 62-të shënoi sërish për të kompletuar het-trikun dhe për rezultatin 3-1.
Pas këtij goli Barcelona ia doli të bëjë përmbysje të madhe duke realizuar edhe tre gola të tjerë.
Brenda katër minutave ata ia dolën të barazojnë shifrat duke shënuar fillimisht për 3-2 me Dani Olmon në minutën e 64-të dhe me Raphinhan në minutën e 68-të për rezultatin 3-3.
Po luhej minuta e 96-të e takimit kur pas një ndërhyrje të palejuar tek Dani Olmo brenda zonës, gjyqtari akordoi penallti.
I saktë nga pika e bardhë u tregua Raphinha i cili në minutën e 97-të shënoi nga penalltia për të kompletuar përmbysjen me rezultat 4-3.