Barcelona ka fituar 3-2 në shtëpi me Alemrian në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Goli iparë në ndeshje u shënua në minutën e 33-të, kur Raphinha kaloi katalunasit në epërsi.
Por, Mysafirët i barazuan shifrat në 1-1 me golin e Leo Baptistaos (41’) me asistimin e Arribas.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua tri gola të tjera.
Në minutën e 60-të, Sergi Roberto e riktheu epërsinë e katalunasëve, kur u asistua nga Raphinha për 3-2.
Almeria sërish ia doli t’i barazonte shifrat në 2-2, tani nëpërmjet Edgar Gonzalez, që shënoi në minutën e 71-të.
Roberto ishte heroi i Barcelonës në këtë ndeshje, pasi shënoi për 3-2, i dyti personal në ndeshje, kur u asistua nga Robert Lewandowski në minutën e 83-të.
Barcelona me këtë fitore është ngjitur në vendin e tretë me 38 pikë, ndërsa në xhiron e 19-të takohet me Las Palmas.