Ka përfunduar ‘El Clasico’ në kuadër të finales së Superkupës së Spanjës.
Barcelona shpallet kampione e Superkupës së Spanjës, pasi mposhti Real Madridin 3:1.
Në minutën e 33’ pas një gabimi nga madrilenët, shënuan Barcelona. Ishte Gavi që goditi bukur dhe i dha epërsinë ekipit të tij.
Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë shënoi sërish Barça, me anë të Lewandowskit.
Në minutën e 69’ Pedri realizoi, pas asistimit nga Gavi.
Real Madridi nuk arriti të bëjë asgjë në këtë takim, përveç golit të vetëm nga Karim Benzema në minutat e fundit të lojës.