Pak frymëmarrje për Barcelonën dhe drejtuesit e saj përsa i përket akspektit finaciar të klubit.
100 prezencat e Philippe Coutinhos nuk i kanë kushtuar para ekstra arkave të klubit blaugrana.
Kohët e fundit ishte folur shumë për një bonus të famshëm në marrëveshjen mes Barçës dhe Liverpoolit në momentin e transferimit të brazilianit në Camp Nou prej plot 20 milionë eurosh ekstra në rast se Coutinho do të arrinte numrin e 100 paraqitjeve me fanellën e klubit blaugrana.
Por sipas citimeve të drejtuesve të Barcelonës për gazetën katalanase MundoDeportivo, kjo klauzolë prej 20 milionë eurosh nuk ekziston dhe te Barça mund të qëndrojnë të qetë pasi arkat e klubit nuk do të rëndohen më tepër.
Coutinho në sfidat e fundit ka marrë shumë minuta nga trajneri Ronald Koeman dhe aktualisht ka arritur kuotën e 99 prezencave me Barcelonën.
Kartoni i Philippe Coutinhos i ka kushtuar arkave të Barcelonës deri tani 140 milionë euro.