Shpend Ahmeti: Nuk kam qenë në shtëpi kur Afrim Tovërlani erdhi aty

Shpend Ahmeti: Nuk kam qenë në shtëpi kur Afrim Tovërlani erdhi aty

Mbrëmë është arrestuar trajneri i futbollit Afrim Tovërlani pasi i njëjti dyshohet se me thikë e ka kanosur kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti në shtëpinë e tij.

E, ndaj kësaj ka reaguar kryetari Ahmeti, duke thënë se nuk ka pasur asnjë ballafaqim fizik e as luftë me thika mes tij e Tovërlanit.

Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Tovërlani ka qenë mrbëmë në shtëpinë  e tij, por se ky nuk ka qenë prezent aty.

Madje, ka thënë se nuk ndihet i kërcënuar e as i rrezikuar nga Tovërlani.

Postimi i tij i plotë:

Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin.  I pash edhe titujt ne portale.  Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e as luftë më thika. Afrimin e njoh moti dhe e kam mik.

Ka qenë mbrëmë të shtepia kur nuk kam qenë unë dhe e ka thirr vetë policinë e cila me të arritur e ka arrestuar.  Nuk ndihem as i kërcënuar e as i rrezikuar nga Afrimi edhe pse vizitat e vona në shtëpi kur nuk jam prezent dhe me fëmijë të mitur prezent nuk janë të mirëseardhura.  Mirëpo, nuk ka pas as fjalosje e as ndonjë fjalë të rëndë me fëmijet dhe familjen.

Shpresoj që këtë incident Afrimi ta sqaroj e kaloj sa më lehtë me organet e rendit.  Duke e pas mik qe një kohë të gjatë nuk besoj që ka pas qëllim të sulmit apo kërcënimit.

Postimi Origjinal i Ahmetit:

Falemnderit të gjithëve për pyetjet e kujdesin. I pash edhe titujt ne portale. Nuk ka pas kurfarë ballafaqimi fizik e…Posted by Shpend A. Ahmeti on E martë, 26 tetor 2021

Related Articles