Barcelona ka mposhtur ekipin gjerman, Dortmundin, me rezultat të thellë 4-0, në ndeshjen e parë çerekfinale mes dy klubeve në Champions League.
Në pjesën e parë, ekipi katalunas shënoi vetëm një gol, ku realizator ishte Raphina.
Në pjesën e dytë, Lewandowski shënoi dy gola, ndërsa golin e katërt e shënoi ylli tjetër i klubit vendas, Lamine Yamal.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Dortumund, por që do jetë shumë e vështirë për ekipin e verdhë që të bëjnë një rikthim. /Gazeta Enigma