Barcelona mposht me rezultat të pastër Juventusin, stadiumi qan Messin! Por dikush e quan tradhtar.
Tifozët e Barcelonës, para ndeshjes mes blaugrana dhe Juventusit, për trofeun “Gamper”, kënduan refrenin: “Messi, Messi, Messi” për të përshëndetur të preferuarin e tyre, tani një hap larg Paris Saint-Germain.
Një moment tjetër emocionues për njerëzit blaugranas pas konferencës së sotme për
shtyp të lojtarit: E konfirmoi lamtumirën e tij ndaj klubit pas 21 vitesh.
Por, nëse në stadium u panë lot, fanella me numër “10”, një e varur edhe pas porte,
jashtë stadiumit “Camp Nou” u pa edhe një e shkruajtur në numër: “Messi tradhtar”.
Ka edhe nga ata që nuk i falin këtë largim nga klubi ku u rrit dhe u bë i madh.
Ndërkaq, sonte Barcelona fitoi trofeun “Gamper” duke mundur Juventusin 3-0 me golat
e Depay, Braithwate dhe Puig.