Barcelona ka arkëtuar pikët e plota në përballjen ndaj Elche, e vlefshme për xhiron e 22-të në La Liga.
Katalunasit zhvilluan një tjetër sfidë fantastike, ku dominuan plotësisht dhe triumfuan me rezultat 1-3.
Lamine Yamal pas vetëm gjashtë minutave lojë kaloi Barcelonën në epërsi duke dribluar edhe portierin pas asistimit të Dani Olmos (6’).
Elche u këndell përmes Rodriguez nga një kundërzbritje e shpejtë (29’).
Sidoqoftë, ishte Ferran Torres që nuk dështoi në portën e zbrazur pas asistimit të De Jong për ta rikthyer epërsinë (40’).
Ndërkohë, i inkuadruari Marcus Rashford me një gol të bukur e vulosi fitoren (72’).
Barcelona me këtë fitore mbledhë 55 pikë në krye të La Liga-s, kurse Elche zë pozitën e 12-të me 24 sosh.
