Barduani: Ka shqetësime në aspektin e sigurisë në Kosovë, rruga drejt paqes s’është ushtarake por politike

Barduani: Ka shqetësime në aspektin e sigurisë në Kosovë, rruga drejt paqes s’është ushtarake por politike

Gjeneralmajori i Ushtrisë Italiane, Enrico Barduani, të premten e mbajti fjalimin e tij të fundit si komandant i KFOR, me ç’rast është shprehur se ende ekzistojnë disa shqetësime në aspektin e sigurisë në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Barduani u shpreh se që nga viti 1999 situata është përmirësuar ndjeshëm, por sipas tij, ka shqetësime për humbjen e sigurisë si shkak i disa çështjeve të pazgjidhura.

“Ende ka shqetësime për humbjen e sigurisë si shkak i disa çështjeve të pazgjidhura dhe për këtë arsye, roli i KFOR-it mbetet thelbësor dhe kritik për tu parë si pjesë integrale e angazhimit të mëtejmë të bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare”, tha Barduani.

“NATO vazhdon ta mbështesë plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe KFOR-i po luan rolin e vet në këtë drejtim”.

“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është një kornizë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për arritjen e zgjidhjeve që respektojnë të drejtat e të gjitha komuniteteve. Rruga drejt paqes dhe sigurisë nuk është ushtarake, është politike”, tha ai.

Related Articles