Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, në 35 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kaçanikut ka kujtuar e vlerësuar delegatët e atëhershëm që punuan për krijimin dhe miratimin e saj, raporton Gazeta “Enigma”.
Basha përmes një postimi në Facebook kujton se ky dokument ktheu parullat e demonstrative, u përcoll me luftën e UÇK-së e që pastaj u kurorëzua me Pavarësinë e Kosovës.
“Sot, me nderim e respekt, kujtojmë profesorët, delegatët dhe qytetarët e Kaçanikut që bënë të mundur këtë akt historik. Kushtetuta e Kaçanikut mbetet testament i gjallë i unitetit, përkushtimit dhe vendosmërisë sonë kolektive për liri, barazi dhe shtet të pavarur e sovran. Ajo na rikujton se pavarësia është arritur me sakrificë dhe mbrojtja e saj është përgjegjësi e përhershme për ne.”, shkroi mes tjerash Basha.