Ish-kryetar i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha, ka uruar kosovarët për liberalizimin e vizave, si dhe ka shtuar se për herë të parë do të ketë trajtim dinjitoz si evropianë.
“Parlamenti Evropian e hoqi sot dhe pengesën e fundit. Padrejtësia që për vite të tëra iu bë qytetarëve të Kosovës mori fund”.
“Urime Kosovë! Urime qytetarëve të Kosovës për vendimin që u mundëson të lëvizin të lirë”, ka thënë Basha.