Pak para fillimit të ceremonisë së varrimit, në fshatin Zasellë janë mbledhur futbollistët e Trepçës ’89 dhe shokët e Erion Kajtazit.
Ata po presin për t’i dhënë lamtumirën e fundit 17-vjeçarit i cili vdiq dje pas një ataku kardiak në fushë, raporton Gazeta Enigma.
Lajmin për vdekjen e hershme të Erionit ka tronditur gjithë qytetin e Mitrovicës.
Kajtazi ishte futbollist i Trepçës ’89 dhe i Kosovës. Ai cilësohej si një nga lojëtarët me premisat më të mëdha për të depërtuar në futbollin evropian.
Gazeta Enigma sjellë fotografi nga vendi ku do të bëhet varrimi i Erion Kajtazit