Bashkia e Tiranës mbulohet nga flamuri i Kosovës (VIDEO)

Bashkia e Tiranës mbulohet nga flamuri i Kosovës (VIDEO)

Në shenjë urimi për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, Bashkia e Tiranës është mbuluar e gjitha me flamurin e Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.

Ky veprim u bë në nder të përvjetorit të 14-të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar pamjet fantastike ku Bashkia mbulohet nga flamuri gjigant i Kosovës.

“Dashni nga Tirana”, shkruan Veliaj.

Related Articles