10 fakte që lidhen me Pavarësinë e Kosovës, që ju duhet t’i dini

10 fakte që lidhen me Pavarësinë e Kosovës, që ju duhet t’i dini

Kosova sot feston 14-vjetorin e pavarësisë e cila është shpallur më 17 shkurt të vitit 2008 dhe është njohur nga 117 shtete.

Janë bërë 14 vjet që kur Kosova shteti më i ri në Evropë, shpalli pavarësinë duke u bërë shtet sovran, me institucione të pavarura dhe me simbole unike shtetërore në Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Këto janë 10 faktet që lidhen më 17 shkurtin ditën e Pavarësisë të Kosovës.

1) Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta

2) Dizajnuesi i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi

3) Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.

4) Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.

5) Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.

6) Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.

7) Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!

8) Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.

9) Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

10) Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën./Gazeta Enigma/

Related Articles